Ambasada amerikane ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes dy liderëve politikë, Edi Rama dhe Lulzim Basha, duke pritur tashmë zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike.

“Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tyre në fuqinë e demokracisë në Shqipëri. Bravo Edi Rama dhe Lulzim Basha për udhëheqjen e tyre personal dhe guximin në krijimin e kësaj marrëveshje. Bravo kolegëve nga Bashkimi Europian, OSBE dhe Uashingtoni për mbështetjen e tyre të palëkundur për Shqipërinë. Ne presim me padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike shqiptare”, ishte mesazhi i ambasadorit Donald Lu.