EKIPI I BASKETBOLLIT ME PËRGATITJE INTENSIVE.
Pallati i sportit, “Qazim Dervishi” do të jetë gati për sezonin e ri të aktiviteteve sportive. Punimet që janë duke u realizuar për rikonstruksionin e tij, do të përfundojnë brënda afateve të përcaktuara. Këtë e ka konfirmuar vetë drejtori i klubit shumë sportësh Vllaznia, Mark Kroqi.

Ndërkohë ekipi i Basktetbollit të Vllaznisë është duke vijuar përgatitjet për sezonin e ri. Së pari Vllaznia është duke u përgatitur për kampionatin kombëtar që do të nisë, ndonsë akoma nuk janë përcaktuar datat. Ndërsa trajneri Bledar Gjeçaj këto ditë është duke realizuar dhe disa testime me basketbollistë të huaj. Akoma nuk mund të thuhet se do të ketë apo jo përforcime, mëgjithatë do të ketë të tjera ditë në dispozicion për testimin dhe të disa basketbollistëve të tjerë që mund të vijnë. Kështu me rinkonstruksionin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”, Liga Ballkanike pritet të sjellë një interes të madh për ekipin e Basketbollit.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/BAKZfy1W_pw?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVOLEJBOLL, VLLAZNIA RREZIKON SEZONIN E RI
Artikulli tjetërCEZ AKSIONE NDAJ DEBITORËVE