Është organizuar këtë të martë në pedonalen “Kol Idromeno” në qytetin e Shkodrës “Panairi i Punës 2019”. Drejtorja rajonale e zyrës së punësimit Shkodër Rozafa Zmijani tha se promovimi i panairit të bizneseve është një nxitje tek te rinjte per tu bere pjese e tij por dhe nje ure lidhese mes arsimit profesional dhe tregut të punës.

Ndërkohë pjesë e këtij panairi ishte dhe hotel “Colosseo” një nga hotelet më të mira në vend. Shefja koordinatore e këtij hoteli Stela Koka tregon se synimi jonë është që të nxisim sa më shumë të rinjtë dhe studentët për tu punësuar në pozicione të ndryshme pranw “Hotel Coloseo”

Ky aktivitet realizohet në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet pushtetit vendor,bizneseve dhe punëkërkuesve, me qellim promovimin e forcës aktive të punës dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve të bizneseve sipas sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Ndërkohë qeveria i ka kushtuar nja rëndësi të veçantë arsimit profesional si një urë lidhëse më tregun e punës