Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar për gjykim tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri për akuzën e “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtesisë”. Për gjykim është çuar edhe biznesmeni Namik Spahiu.

Gjyqtarët akuzohen se në tetor të vitit 2014 kanë ndërmarrë një udhëtim në Spanjë, për të parë ndeshjen e futbollit Real Madrid – Barcelona. Sipas Prokurorisë, gjyqtarët janë sponsorizuar në udhëtimin jashtë vendit nga biznesmeni durrsak, Namik Spahiu, në një kur ai ishte në një proces civil dhe po shqyrtohej pikërisht nga tre gjyqtarët e Apelit.

Tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit
Ishte përgjigjja e autoriteteve spanjolle ajo që fundosi tre gjyqtarët, e administruar në dosjen e tyre hetimore.

Nëpërmjet kartës së kreditit të shtetasit Fatjon Pula, kushëriri i biznesmenit Namik Sadiku, janë paguar 450 euro për qëndrimin e tre gjyqtarëve në ambientet e një hoteli në Spanjë.

Tashmë tre gjyqtarët janë pezulluar nga detyra me vendim të KLD-së dhe janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të ardhmen e tyre.

Artikulli paraprakKËRCËNOHET ME JETË DHE RRIHET ME GRUSHTE SHEFI I OSHEE
Artikulli tjetërZBULOHET ARTEFAKTI I RRALLË HISTORIK, PREZANTOHET NGA KRYEMINISTRI EDI RAMA