Napoli ka nisur stërvitjet për sezonin e ardhshëm dhe fazën përgatitore po e kryen në Dimaro, aty ku futbollistët janë përballur me një situatë aspak të këndshme.

Protagonist është bërë mbrojtësi francez, Kevin Malcuit i cili është përplasur dhe ka përfunduar i shtrirë në tokë.

Fushën stërvitore ku të shumtë ishin edhe tifozët që po ndiqnin stërvitjen e Napolit, e pushtoi heshtja dhe paniku ku në drejtim të Malcuit u drejtua stafi mjekësor dhe pas pak minutash, arritën ta sjellin mbrojtësin në vete.

Me ndihmën e mjekëve, Malcuit është çuar në këmbë dhe ka nisur stërvitjen me ritme të ulëta.

Sakaq, tifozët e pranishëm e kanë mbështetur me duartrokitje dhe ovacione, ndërkohë që vetë Malcuit i ka siguruar se nuk ka asgjë serioze përveç një goditjeje që ka pësuar.

Artikulli paraprakEXIT POLL-ET NË GREQI: FITON “DEMOKRACIA E RE”
Artikulli tjetërPAPA KËRKON QË TË HAPEN “KORRIDORE HUMANITARE” PËR SHPËTIMIN E MIGRANTËVE