Një udhëtar 32-vjeçar ka vdekur gjatë Shkup-Bazel, derisa shkaku nuk dihet ende. “TV21 i është dërguar një video ku shihet personeli i fluturimit duke provuar të ndihmojë udhëtarin, megjithatë, pa sukses”.

Lajmi është konfirmuar edhe nga mediat maqedonase. Informacioni është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë.

Fillimisht pasagjeri kishte hipur në aeroplan, ndërsa piloti pasi kishte vërejtur gjendjen e tij të rëndë shëndetësore kishte kthyer mbrapsht aeroplanin, pavarësisht se ndodheshin në hapësirën ajrore shqiptare.

Kur kanë zbritur në aeroportin e Shkupit, mjekët vetëm se kanë konstatuar vdekjen, por pa dhënë detaje tjera.