Një pako me bombë është gjetur në shtëpinë e Hillary dhe Bill Clinton dhe në zyrën e ish-Presidentit Barack Obamas, në New York.

Mediat e huaja raportojnë se bomba është dërguar si pako me anë të postierit. Ndërkohë gazetarët e zyrave të CNN, në New York janë evakuuar, pasi edhe aty ka ardhur një pako e dyshimtë.

Hillary dhe Bill Clinton kanë marrë një pako me bombë në shtëpinë e tyre. “The Indipendent” shkruan se bomba është dërguar si pako në shtëpinë e tyre në New York.

Një tjetër pako me bombë është dërguar ehde në zyrën e ish-Presidenti, Barack Obama, në të njëjtin qytet.

Ndërkohë “RT” shkruan se edhe në redaksinë e CNN ka ardhur një pako e dyshimtë, që ende nuk është vërtetuar përmbajtja e saj. Për momentin gazetarët e zyrave të CNN janë evakuuar.

Kujtojmë që vetëm dy ditë më parë u raportua për të njëjtën pako me bombë në shtëpinë e miliarderit George Soros. Hetimet po vazhdojnë, por ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me këto pako të dërguara.