Një shkëmbim zjarri mes policisë dhe një të kërkuari ka sjellë panik dhe frikë në Radhimë pasditen e sotme.

Pasditen e sotme policia e Vlorës në bashkëpunim me forcat nga Tirana, pasi lokalizuan të kërkuarin Jorgaq Gjini shkuan për ta arrestuar. Ai fshihej në një banesë në Radhimë.

Por në momentin që kanë rrethuar zonë dhe i kanë bërë thirrje që të dorëzohej ai ka hapur zjarr me kallashnikov ndaj policisë, ndërsa blutë janë kundërpërgjigjur. Banesa u rrethua edhe nga forca të tjera të shumta policie, ndërsa pas disa minutash ai është prangosur nga blutë e Vlorës.

Kjo është herë e dytë në pak javë që ngjarje të tilla sjellin frikë dhe panik te turistët në jug, pasi në Dhërmi në datë 8 qershor pati disa të shtëna me armë në një disko, pas një sherri mes disa personave.

Ai ishte në kërkim dhe policia kishte informacion mbi vendndodhjen duke e rrethuar banesën për ta arrestuar, por ai ka hapur zjarr.

Kjo është herë e dytë në pak javë që ngjarje të tilla sjellin frikë dhe panik te turistët në jug, pasi në Dhërmi në datë 8 qershor pati disa të shtëna me armë në një disko, pas një sherri mes disa personave.

Njoftimi i Policisë

Sot në Radhimë,  shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, në zbatim të një plani masash për kapjen e një personi në kërkim, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim Gaqo Gjini, 38 vjeç.

I kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë.

Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.

Shtetasi Gaqo Gjini është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe  është jashtë rrezikut për jetën.

38-vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”.

Vijon puna nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Vlorë dhe SHÇBA-së, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia e Shtetit në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, po ushtron kontrolle të shumta në të gjitha zonat me risk për evidentimin dhe kapjen e personave me precedentë që janë aktualisht në territorin e vendit apo që mund të vijnë gjatë verës nga radhët e emigrantëve.

Këto kontrolle janë shtrirë dhe po vijojnë me forca e shërbime shtesë të policisë kriminale dhe agjentë civilë, për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt në qytetet si Durrësi, Fieri, Vlora, Lezha e Shkodra.

Artikulli paraprakZAGANJORI URDHËR PËR TË ZHBLLOKUAR NGËRÇIN PAS SHKARKIMIT TË GJYQTARËVE
Artikulli tjetërLUIGI SORECA EMËROHET AMBASADORI I BE-SË NË SHQIPËRI