PUBLIKOHET AGJENDA E VIZITËS SË 21 SHTATORIT. SHPALLET “QYTETAR NDERI” .

21 vjet pas vizites se pare te Atit te Shenjte, Gjon Pali I Dyte, ne Shqiperi vjen Papa Françesku. Gjate 11 oreve te qendrimit ne Shqiperi, Papa Frasncesku ka nje agjende te ngjeshur takimesh shteterore dhe fetare me 21 shtator te ketij viti.
Keshtu, Ati i Shenjtë do të niset nga Roma në orën 07:30 të datës 21.09.2014 dhe pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”, në orën 09:00, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama.
Menjëherë pas mbërritjes në Tiranë është parashikuar një pritje zyrtare në orën 09:00 në Kryeministri dhe pas 30 minutash ceremonia e pritjes në Presidencë. Në orën 10:00 Ati i Shenjtë do të mbajë Meshën e Shenjtë në sheshin “Nënë Tereza”.
Në orën 13:30 Papa Françeskudo të ketë një drekë me Ipeshkvijtë shqiptarë dhe më pas do të takojë edhe krerët e besimeve të tjera në Shqipëri. Në orën 17:00 do të kremtohet lutja mbrëmësore në Katedrale. Në 18:30 Papa do të takojë fëmijët e qendrës “Betania” në Fushë-Krujë dhe në orën 19:45 do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Papës në aeroport. Ati i Shenjtë niset drejt Romës nga aeroportin “Nënë Tereza”në orën 20:00.
Në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, në 21 shtator 2014, sheshi “Nënë Tereza” do të ndryshojë tërësisht pamje. Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi akordimin e fondit prej 332 milionë lekësh për ndërhyrjen dhe rivitalizimin e sheshit “Nënë Tereza”, si dhe dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Tiranës, Atit të Shenjtë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, HESHTJE DERI TË SHTUNËN
Artikulli tjetërTRANSPORTI PUBLIK, TË RESPEKTOHEN ORARET ( Video )