Papa Françesku teksa ka qenë duke udhëtuar për në Krakov të Polonisë, ka komentuar sulmet terroriste të fundit në Francë ku ka thënë se bota është në luftë, por jo për shkak të besimeve fetare.

Ai ka shtuar se fetë nuk duan luftë por paqe dhe se janë të tjerë ata që duan akte dhune e luftë të përgjakshme dhe se të gjithë njerëzit në botë duan vetëm paqe. Kjo deklaratë e Papa Françeskut ka ardhur pas sulmit në një kishë në Francë ku u vra një prift dhe një besimtar.

Artikulli paraprakITALI, PËRPLASET PËR VDEKJE SHTETASI SHQIPTAR
Artikulli tjetërBYLYKBASHI: MIRATIMI I LIGJEVE KËTË JAVË, PROVOKIM POLITIK