MESAZHE PËR HARMONI MES NJERI TJETRIT DHE FUND LUFTËS.Papa Françesku mbyll sot vizitën treditore në Turqi, me një meshë private në Stamboll sëbashku me Patriarkun Ortodoks, Bartolomeu I, në Katedralen Patriarkale të Shën Gjergjit,

ku pritet të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët me kreun e Kishës Ortodokse për përforcimin e marrëdhënieve dhe harmonisë ndërfetare mes dy degëve më të mëdha të Krishterimit.Në ditën e tij të fundit në Turqi, Papa pritet të takojë edhe disa refugjatë të larguar nga Iraku dhe Siria për t’i shpëtuar luftës atje, për të shprehur mbështetjen e tij kundër minoriteteve fetare që po përndiqen në Lindjen e Mesme nga ekstremistët e Shtetit Islamik.Megjithatë, mjaft e rëndësishme nga pikëpamja fetare është edhe deklarata e përbashkët e bashkëpunimit që do të bëjnë Papa dhe Patriarku Ortodoks, me synim ribashkimin e dy degëve që janë ndarë prej vitit 1054. Papa pritet të niset për në Romë pasditen e së dielës.Një ditë më parë ai ishte sërish i pranishëm në një shërbesë fetare me Bartolomeun I dhe pasi shkëmbeu dhurata me të, mori pjesë në një ceremoni fetare në Xhaminë Blu, bashkë me kryemyftiun e Stambollit, Rahmi Jaran.