Pas sulmit amerikan që vrau gjeneral Suleimanin dhe sulmit raketor të Iranit ndaj dy bazave amerikane në Irak, Papa Francescu ka mbledhur trupin diplomatik të akredituar në Vatikan dhe ka përsëritur thirrjen e tij ndaj SHBA dhe Iranit për dialog dhe vetëkontroll

Salla ‘Regia’ e Pallatit Apostolik të Vatikanit është e mbushur me 183 ambasadorë të akredituar në Selinë e Shenjtë, Papa Francesku tha se “Veçanërisht shqetësuese janë sinjalet që vijnë nga i gjithë rajoni, pas ngritjes së tensioni midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara dhe i cili rrezikon para së gjithash një konflikt në shkallë më të gjerë i cili duhet shmangur me çdo kusht”.

“Unë iu bëj thirrje të gjitha palëve për të shmangur një rritje të përplasjes dhe për të mbajtur gjallë dialogut dhe vetë-kontrollin, në respekt të plotë të ligjshmërisë ndërkombëtare”, – tha Papa Francesku.

Për Papa Franceskun, armët bërthamore “jo vetëm që krijojnë një atmosferë frike, mosbesimi dhe armiqësie, por ato shkatërrojnë edhe shpresën”. Përdorimi i tyre, përsërit ai, “është imorale, një krim, jo ​​vetëm kundër njeriut dhe dinjitetit të tij, por kundër çdo mundësie të së ardhmes në shtëpinë tonë të përbashkët”.

Papa Francesku tha gjithashtu se një botë “pa armë bërthamore është e mundur dhe e nevojshme, dhe është koha që ata me përgjegjësi politike bëhen plotësisht të vetëdijshëm për këtë”.