MESAZHI I PAQES, ËSHTË MË I FORTË SESA ERRËSIRA DHE KORRUPSIONI.Papa Francesku ka uruar 1.2 miliardë besimtarë katolikë në mbarë botën me rastin e festës së Krishtlindjes. Ai u bëri thirrje atyre që të lejojnë Perëndinë të hyjë në jetën e tyre për t’i ndihmuar të luftojnë errësirën dhe korrupsionin.

Papa 78-vjeçar, argjentinas, udhëhoqi meshën solemne të Krishtlindjeve për mijëra njerëz të pranishëm në bazilikën e Shën Pjetrit.I veshur me të bardha, Papa Bergolio në predikimin e tij tha se mesazhi i paqes i perëndisë, është më i fortë sesa errësira dhe korrupsioni. Ai tha se në një botë që ende ka dhunë luftëra, urrejtje dhe shtypje” ka nevojë për më shumë butësi.Në bazilikën e Shën Pjetrit Papa zhvilloi edhe një bisedë telefonike me disa refugjatë irakianë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nga militantët mysliman.Kreu i Kishës Katolike i krahasoi refugjatët me Jezu Krishtin, të detyruar të largohen sepse për ta nuk kishte vend.“Këtë natë ju jeni si Jezu Krishti dhe unë do t’ju bekoj. Jam pranë jush, i është drejtuar Papa Françesku refugjatëve irakianë.Të gjithë ata që nuk mundën të hyjnë në bazilikë, e ndoqën meshën nga ekranet gjikande që ishin vendosur jashtë në sheshin Shen Pjetri.Këto janë Krishtlindjet e dyta për Papën argjentinas, i cili u zgjodh vitin e kaluar si papa i parë joeuropian në 1300 vjet. Ai ka sjellë frymën e thjeshtësisë në Vatikan, duke refuzuar shumë nga lukset e papatit , dhe ka sjelle kishën më afër qytetarëve dhe besimtarëve.