Papa Françesku-Visar Zhitit: Keni shumë rini, pse e dua Shqipërinë

Në pritjen tradicionale me Trupit Diplomatik, të akredituar pranë Selisë së Shenjtë që organizohet në fillim të çdo viti, Papa Françesku është takuar edhe me kreun e ambasadës shqiptare në Vatikan, Visar Zhiti. Papa Françesku ka shprehur sërish konsideratat e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Keni shumë rini, dhe Shqipërinë e dua!”, i është drejtuar ai Zhitit. Ndërsa kreu i ambasadës tonë, Visar Zhiti, i tha Shenjtërisë së tij se “viti që shkoi ishte mjaft i begatë me festa shpirtërore për Shqipërinë: kanonizimi i Nënë Terezes si shenjte, lumturimi i 38 martirëve të Kishës Shqiptare dhe emërimi i një kardinali shqiptar, bashkëvuajtës yni”. “Mirënjohjen tonë! Ajo që bëtë Ju vitin e shkuar dhe ato që janë bërë në këto 25 vjet të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanin, nuk janë bërë as për 1.000 vjet… faleminderime tona”, ka thënë Zhiti.

Artikulli paraprakBORXHI 17.000 EURO, 32-VJEÇARI MASAKROHET NGA 4 PERSONA
Artikulli tjetërBANDA FRYMORE E SHKODRËS