“Nuk mund të besosh në Zot dhe të jesh njëkohësisht Mafioz”. Kjo është thirrja që Papa Françesku bën ne fjalimin e tij ne Palermo.

Lexon mjaft ngadalë tekstin e predikimit, me fjalët më të rënda kundër Mafies.Papa Francesku ia dedikon predikimin e tij Mafies dhe Don Pino Puglisit, priftit të vrarë më 15 Shtator të vitit 1993 nga Cosa Nostra, për angazhimin e tij social.

Prift që nuk jetonte për t’u dukur, nuk jetonte me apele anti-mafie, dhe as nuk kënaqej duke mos bërë asgjë, por mbillte të mirën.

Papa Françesku ka denoncuar mafian, duke bërë thirrje për shkishërimin e mafiozëve.Në fjalimin e tij Papa Francesku tha:

Mjaft, hiqni dorё e mos mendoni për veten tuaj dhe paratë tuaja, kthehuni kah Zoti i vërtetë i Jezu Krishtit . Kushdo e urren vëllain e vet dhe thotë se e do Zotin, është gënjeshtar sepse e përgënjeshtron fenë e tij qё thotë se ka, fe që rrëfen e beson nё Zotin-dashuri”

“Nuk mund të besosh në Zotin dhe të dhunosh e përbuzësh vëllain tёnd. Nuk mund të besosh në Zotin e të jesh mafioz. Kush është mafioz nuk jeton si i krishterë, sepse blasfemon me jetën e vet kundër emrit të Zotit-dashuri.

Prandaj, mafiozëve u them: ndryshoni! Mos mendoni më për veten tuaj e për paratë, kthehuni kah Zoti i vërtetë i Jezu Krishtit! Përndryshe, vetë jeta juaj do të humbet e ky do të jetë më i keqi i dështimeve”.

Papa denoncon moton karakteristike Mafioze e cila është: “Ti nuk e di kush jam unë”. Nga ana tjetër Papa e vë theksin tek motoja e Krishterë, e cila është: “Unë kam nevoje për ty”.

Artikulli paraprak“PARAJSA” DEL NË SHITJE, PËR VETËM 8 MILIONË DOLLARË
Artikulli tjetërNIS KAMPIONATI I FEMRAVE, VLLAZNIA GOLEADË