Papa kundër dënimit me vdekje: Nuk ndëshkohet njeriu pa shpresë

“Nuk ka dënim të vlefshëm, pa shpresë”, ky është tweet-i, që publikoi dje Papa Françesku, me rastin e Ditës së 14-të Botërore kundër dënimit me vdekje. Më 22 qershor, Ati i Shenjtë pati pohuar se “dënimi me vdekje nuk është i pranueshëm, sado i rëndë të jetë krimi i kryer nga i dënuari. Është fyerje kundër pacenueshmërisë së jetës dhe kundër dinjitetit të njeriut, që sfidon planin e Zotit për njeriun e shoqërinë, si edhe drejtësinë e Tij të mëshirshme… Dënimi me vdekje nuk vendos drejtësinë për viktimat, por inkurajon hakmarrjen. Urdhërimi ‘Mos vrit’ ka vlerë absolute dhe ka të bëjë si me të pafajshmin, ashtu edhe me fajtorin” (Videomesazh për Kongresin botëror kundër dënimit me vdekje). Sipas organizatës “Amnesty International”, 140 vende, pra 2/3 e të gjitha shteteve të botës, e kanë hequr dënimin me vdekje, ose me ligj, ose në praktikë, por, nga ana tjetër, të paktën 20 shtete e përdorin atë për krimin e terrorizmit, pa arritur rezultatin e dëshiruar në këto raste, pra, uljen e numrit të akteve kriminale.

Artikulli paraprakARRESTOHET NJE 80 VJECAR.NE BANESE I GJENDEN DROGE DHE ARME
Artikulli tjetërVLLAZNIA -LUFTETARI PERFUNDON NE BARAZIM 1-1