Beyonce është zyrtarisht shtatzënë!

Ylli i muzikës, ka bërë publike me anë të një fotojë në Instagram se është shtatzënë me jo një, por dy foshnje. Ajo postoi në Instagram një foto të saj ku mban barkun e fryrë, vetëm me të brendshme dhe e rrethuar nga lule, ku shprehu lumturinë e familjes, dhe theksoi se ndihen të bekuar që do zgjerojnë familjen me dy bebe. Nuk mund të kishte lajm më të bukur për familjen Carter! Queen B është në pritje të ëmbël për herë të dytë, por këtë herë pret dy fëmijë, dhe e imagjinojmë gëzimin e madh për të dhe bashkëshortin e saj Jay Z. Tashmë Ivy Carter do të jetë motra e madhe! Sa e ëmbël!

Artikulli paraprakAKSIDENT ME VDEKJE NË LEZHË, MAKINA PËRPLAS KËMBËSORIN
Artikulli tjetërOPOZITA KËRKON ZGJEDHJE TË REJA