E kush nuk do ta donte që kishte shtëpinë e tij të pushimit, apo të banimit në një ishull, e ndërsa për shumicën e njerëzve mbetet një ëndërr për disa të tjerë ekziston mundësia që ta kenë ishullin të gjithin për vete.

Një ishull tropikal, me plazhe me rërë dhe gjelbërim mahnitës, i denjë për t’u quajtur “parajsa” në tokë ka dalë në shitje.E për çmimin “modest” prej 8 milionë dollarësh.

Ishulli Lataro, i cili shtrihet në brigjet e Vanuatit në Paqësorin e Jugut, përmban akomodim luksoz dhe kafshë të egra, duke përfshirë shqiponja dhe gaforre të rralla.Rreth 90 % e ishullit është i gjelbëruar e me pemë të larta, teksa 4 km2 e terrenit rrethohet nga oqeani blu.

Rezidenca e pronarit përbëhet nga katër dhoma të veçanta të lidhura me shtigje.Ajo përmban kuzhinë, dhomën e ngrënies, një haësirë për të marrë rreze dielli si edhe pishinë.