Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dha një mesazh të qartë për punonjësit e rinj të policisë nëpër burgje se do të përfundojnë pas hekurave nëse pranojnë të korruptohen.

Nga Akademia e Sigurisë, pas përfundimit të trajnimit për punonjësit e rinj të policisë së burgjeve, Gjonaj tha se me reformën në drejtësi do të shihet edhe trajtimi financiar për këtë kategori.

Kur duan t’ju korruptojnë, duhet të kujtoni se sa mund dhe djersë iu është dashur të jeni pjesë e këtij sistemi dhe mos e lejoni të jeni në krahun tjetër të hekurave, si të dënuar.

Jemi të vendosur të ndjekim penalisht të gjithë ata efektivë që do tentojnë të korruptohen. Kjo është reforma më e madhe në burg, dhe si e tillë ajo ka pasur dhe do ketë vëmendjen maksimale.

Paketa e dytë ligjore e reformës ka parashikuar ndryshime në dhënien e një statusi të veçantë të punonjësve të policisë në burgje. Po ashtu do shihet edhe trajtimi financiar”,-tha Gjonaj.

Artikulli paraprakRINOVIM 60 MLN STERLINA, GUARDIOLA TE CITY DERI NË 2021: TROFE TË TJERË NA PRESIN
Artikulli tjetërLAMTUMIRA E TORRES, E MBYLL SI KAMPION ME ATLETICO MADRID