Javën e ardhshme pritet të regjistrohet një tjetër valë e të nxehtit afrikan në pjesën jugore të Europës, sipas meteorologut Edoardo Ferrara të “3bmeteo.com” shkruan atsh.

Sipas parashikimeve intensitetin më i lartë i nxehtësisë do të regjistrohet në pjesën qendër jugore të Italisë dhe jugperëndim të Ballkanit, me temperatura që do të kalojnë 34-35 gradë.

Muaji korrik 2019 ka qenë muaji më i nxehtë në botë i regjistruar ndonjëherë, njoftoi dje Agjencia Atmosferike Amerikane NOAA, duke konfirmuar matje të publikuara nga Bashkimi Europian para disa ditësh.

Artikulli paraprakGURI I VJETËR ME MBISHKRIME HISTORIKE ZHVENDOSET NË MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR
Artikulli tjetër“HERONJ TË RUSISË”, PUTIN NDERON DY PILOTËT QË ULËN AVIONIN NË ARËN E MBJELLË ME MISËR