Ashtu siç kishte premtuar kompania e shërbimit të transportit urban nuk lejoi që autobuzët të lëvizin në qytetin e Shkodrës për shkak se bashkia ende nuk ka reaguar ndaj kërkesave që ata kanë.

Autobuzët do të vijojnë të jenë të bllokuar pa afat, derisa bashkia Shkodër të marrë masa. Me qindra nxënës të zonave periferike mbetën pa shkuar në shkolla. Shoferët e autobuzëve kanë mbi 3 muaj pa u paguar. “Star Plus” ka kërkuar një sqarim apo përgjigje nga bashkia Shkodër në lidhje me paralizimin pa afat të shërbimit të transportit urban por nuk ka patur asnjë lloj reagimi.