Orët e para të ditës dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin, por më të dukshme paraqiten në ekstremin jugor. Pasditja sjell zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit duke gjeneruar shira të pakët e të izoluar. Orët e natës rikthejnë sërish kthjellimet në të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por më e ndjeshme rritja do të jetë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do fryjë mesatare në tokë, por forcohet në det gjatë pasdites me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Artikulli paraprakAKSIDENTOHET AUTOBUSI ME TURISTË NË PORTUGALI, 28 TË VDEKUR
Artikulli tjetërSOT KUVEND/ OPOZITA E RE ‘MERR NË PYETJE’ LLESHAJN PËR GRABITJEN, PRITET DEBAT PËR VIZAT