Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare ndërsa me vranësira më të dendura paraqiten zonat veriore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër në ekstremin verior të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të territorit por sërish zonat malore Lindore do të jenë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje më të ndjeshme të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgë mbi 2 ballë.

Artikulli paraprakSURPRIZA E APPLE, IPHONE 8 PO VJEN
Artikulli tjetërSHKODËR, 2400 MATURANTE I NËSHTROHEN PROVIMIT TË PARË