Deri në mesditë, i gjithë territori i vendit sot do të mbetet në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur.

Më të dukshme shirat do të paraqiten në zonat veriore dhe qendrore të vendit. Herë pas here do të ketë rrebeshe dhe breshër. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me shira të dendur në veri-qendër duke lënë me vranësira dhe shira disi më të dobët zonat jugore të Shqipërisë. Parashikohet që gjatë natës të ketë largim të vranësirave dhe shirave nga i gjithë vendi. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në det të ketë dallgëzim 4 ballë.

Artikulli paraprakPOLICIA JEP DETAJE PER ZJARRIN
Artikulli tjetërSHKODËR, 4300 FAMILJE NË SKEMËN E RE TË NDIHMËS EKONOMIKE