Paraditja, por dhe orët e pasdites do të dominohen kryesisht nga alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin.

Më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat malore, por mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave në veri dhe jug, duke gjeneruar shira afatshkurtër.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rritje sjellë mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 6°C deri në 23°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.