Kryebashkiakët e Parisit dhe Brukselit, Anne Hidalgo dhe Philippe Close propozuan sot ditën pa makinë në shkallë europiane, një ide e paraqitur një ditë përpara organizimit të “Ditës pa makina 2018” në këto dy kryeqytete.

Përballë emergjencës klimaterike dhe ndikimit që shkakton ndotja në shëndet, dy kryebashkiakët bën thirrje në një komunikatë për shtyp se,

“një mijë ditë pa makina do të regjistrohen në të gjithë Europën” duke marrë si model Ditët Europiane të Trashëgimisë, edicioni i 2018 i cili po mbahet këtë fundjavë.

Bashkia e Parisit njoftoi të premten se katër bulevardet kryesore që formojnë një pjesë të qendrës së kryeqytetit do të mbyllen për qarkullimin e automjeteve një të dielë në muaj duke nisur nga 7 tetori, me përjashtim të aksese të mëdha që kalojnë në këto zona.

Sipas Bashkisë së Parisit, trafiku rrugor në zonat historike ka shënuar një rënie rekord me 6% midis 2017 dhe vitit 2018, duke ndikuar edhe në uljen e ndotjes së ajrit.

Artikulli paraprakMODA E PALESTRAVE/ SHQIPTARËT SHKOJNË MË SHUMË PËR T’U DUKUR, OBEZITETI NË RRITJE
Artikulli tjetërGAZETARI ‘HERO’ RAPORTON NË MES TË URAGANIT FIRENCE