RRUGORËT KONTROLLE  NË SHESHIN  PRANË “DUGAJVE TË REJA”.Policia e qarkullimit rrugor vijon aksionin per sanksionimin e automjeteve dhe drejtuesve te tyre qe shkelin rregullat e qarkullimit rrugor . Star+ ne menyre te vazhdueshme ka ndjekur problematiken e parkimeve te gabuara, ne vija te bardha te percaktuara per kembesoret por edhe parkimet ne vijat e verdha te percaktuara per kalimin e biciketave.

Ne fakt ne qytetin e Shkodres se fundmi jane bere rikonstruksione sa i takon sinjalistikes vertikale dhe horizontale megjithate mesa duket kjo nuk ka ndikuar per zbatimin rigoroz te dispozitave te kodit te qarkullimit rrugor pasi cdo dite jemi deshmitar sesi rruget, hyrjet e institucioneve  apo trafiku bllokohen nga parkimet e gabuara. Prandaj duket e domosdoshme marrja e masave administrative nga ana e policise se qarkullimit rrugor por per hir te se vertetes pertej rasteve te neglizhences ngha ana e efektiveve te policise duket se edhe gjobat nuk jane mjaftueshem mesim per drejtuesit e automjeteve qe te ndjekin rregullat e qarkullimit rrugor pasi problematika e parkimeve te gabuara eshte prezente cdo dite ne qytetin e shkodres  

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/qwlk0j68onQ?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]