Parlamenti italian ka iniciuar një rezolutë për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka falenderuar homologun italian Roberto Fico, duke e konsideruar Italinë një fqinj të çmuar dhe partner i fuqishëm.

Ruçi tha se mbetet i bindur për mbështetjen e Italisë për hapjen e negociatave në Tetor.

“Mirënjohje për Rezolutën në mbështetje të negociatave. Italia, fqinj i çmuar dhe partner i fuqishëm. Të bindur për mbështetjen e Italisë në KE në tetor”, ka thënë mes të tjerash Ruçi.

Artikulli paraprakNË RREZIK PLOTËSIMI I 6 VENDEVE NË GJYKATËN KUSHTETUESE
Artikulli tjetërPOZICIONI I GJUMIT TREGON PËR PROBLEMET E TUA ME SHËNDETIN