Opozita po protestonte por në anën tjetër Parlamenti vijoi normalisht seancën e radhës plenare.

Kryeministri Rama iu përgjigj liderit të opozitës Lulzim Basha se protestat janë thjeshtë politike ndërsa i bëri të qartë se zgjedhjet vendore në qershor do zhvillohen normalisht.

Në këtë seancë 4 deputetët e rinj që kanë pranuar mandatet u betuan në Kuvend.

Pasi deputetët e rinj pranuan mandatet, kreu i PD Lulzim Basha i cilësoi si tradhtarë që do të mbeten në histori përgjithmonë.