Partia Demokratike do të padisë kryeministrin Rama për foton me ish-Presidentin amerikan Barak Obama.

Padia e PD për kryeministrin Rama vjen pas dënimit me 4 muaj burg të shtetasit amerikan, William Argeros, i cili sipas gjykatës mori 80 mijë dollarë për foton Rama-Obama.

Por gjykatësja, Madeline Cox Arleo, vuri në dukje mungesën e precedentëve paraprak penal të 61-vjeçarit dhe besimin se kontributi prej 80 mijë dollarësh nuk kishte për qëllim të ndikojë në zgjedhjet amerikane.

William Argeros kishte pranuar fajësinë në vitin 2016 për këtë çështje dhe për dëshmi të rremë para një jurie të madhe, duke u përballur me deri 24 muaj heqje lirie, në bazë të marrëveshjes së tij të pranimit të fajit.