Partia Socialiste ka dënuar thirrjet e PD për protestën e të hënës. Nëpërmjet një reagimi për media PS thotë se me këto thirrje Basha po e çon vendon si në 1997.

PS shprehet se çadra e Bashës e ka vonuar zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe rrezikon ta nxjerrë Shqipërinë nga rruga drejt BE-së, por thekson se nuk do lejojnë që PD të marrë peng të ardhmen e shqiptarëve.

Ndërkohë Basha tha sot se “Nuk ka, dhe nuk ka për të pasur dhunë, ka dhe ka për të pasur qëndresë dhe vendosmëri paqësore”.

PS: Është koha që Basha të mësojë se: Ai që bënte thirrje vetëm pak ditë më parë për të thyer dritaret e për të shpuar gomat, nuk mund të pretendojë krejt papritur e pakujtuar se është thjesht një qingj i pafajshëm.

Çadra e Bashës e ka vonuar mjaft tashmë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe rrezikon ta nxjerrë Shqipërinë nga rruga drejt BE-së. Kërcënimet e tij për bllokimin e rrugëve dhe bojkotin e zgjedhjeve janë një rrugë e rrezikshme që na çon pashmangshmërisht vetëm drejt dhunës, pikërisht ashtu si në 1997-n.

Ne nuk do ta lejojmë PD-në t’ju marrë peng të ardhmen shqiptarëve. Në 18 Qershor, qytetarët do të jenë të lirë të shprehin vullnetin për zgjedhjen e tyre.

Artikulli paraprak“BIG BROTHER” NË MALËSINË E MADHE, ÇFARË ËSHTË DUKE NDODHUR?
Artikulli tjetërHABIT POLITIKANI I NJOHUR: KRIZËN TA ZGJIDHIN GRATË