BORDI TAKIM ME LUKËN PËR ECURINË E EKIPIT. Suksesi i skuadrës së Vllaznisë duke arritur katër fitore radhazi, ka rritur optimizmin tek anëtarët e bordit drejtues. Ditën  e hënë ato kanë patur një takim me kryebashkiakun Lorenc Luka, njëkohësisht dhe presidenti i ekipit. Për më shumë detaje në lidhje me takimin e zhvilluar, për Star Plus është prononcuar  Luan Heta.

Po ahtu Heta ka folur më shuëm në lidhje dhe me të ardhmen e skuadrës dhe veprimet që priten të ndërmerren së shpejti. Ndërkohë, Administratori i klubit Neritan Kalamishi ka folur konkretisht për disa lëvizje në merkato që pritet të bëjë Vllaznia. Ndërsa në lidhje me ndeshjen Partizani Vllaznia,  Kalamishi ka sqaruar se do të ketë premio dhe autobuzë në dispozicion të tifozëve. Përsa i përket vitit të ardhshëm, për Vllazninë pritet të kalojnë 40 milion lekë të reja buxhet. Ndërsa fillimisht në merkaton e janarit do të ketë lëvizje konkrete me objektivin e qartë se kuqelbutë nuk duhet të rrezikojnë rënien nga kategoria.