Kjo ishte deklarata e një dite më parë, e ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri i cili i lë 15 ditë afat, të gjithë subjekteve që të largojnë cdo shenjë të tyre nga rrugët nacionale.

Por cila është gjendja në rruget e Shkodrës sa i takon këtij urdhri të parë, në kuadër të prioriteteve të 100 ditëve të para të qeverisë Rama 2. Rruga Shkodër – Hani i Hotit, është vetëm një nga segementet të cilat do të jënë në sitën e këtij aksioni, por ajo cfare ngelet për tu parë gjatë ditëve në vijim është forma se si do të demshperblehen këto biznese të ngritura anës rrugëve në të gjithë gjatësinë e këtij segmenti, i cili përvec se u ndërtua me shumë zhurmë, një pjese e pronarëve ende nuk kanë marrë dëmshperblimet për pronën e tyre vene ne dispozicion të këtij segmenti.

Janë më shumë se 40 biznese, të cilat preken nga ky aksion, ende i paqartë se si do të funksionojë. Megjithatë, përvec rrugës Shkodër – Hani Hotit, pjese e ketij aksioni do të jene edhe akset Shkodër – Velipoje, Shkodër – Lezhe, dhe Shkodër – Pukë, akse këto të cilat do të jene ne “sitën” e ketij aksionio të lajmeruar tashme nga ministria e linjes. Në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës, u njoftua se po përgatitet një planveprimi i kordinuar me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Policinë e Shtetit dhe Pushtetin lokal.

Për shkak edhe të ekzistencës së problematikave të trashëguara e të pazgjidhura, që lidhen edhe me çështjet e pronësië, operacioni do të zhvillohet në disa faza. Si fazë e parë, do të fillohet me ndërhyrjen në rastet ku ka nevojë vetëm për pastrim dhe nuk ka implikime pronësore. Paralelisht do bëhet identifikimi, fotografimi dhe verifikimi i situatës së pronësisë lidhur me hapësirat dhe nyjet e rrjetit në akset kryesore rrugore.

Në një fazë të mëtejshme do të kalohet në ndërhyrjen e sistemuar sipas projekteve specifike aty ku ka nevojë për shpronësim, pastrim, sistemim dhe gjelbërim. Në përfundim të këtij operacioni do mund të krijohet dhe sistemi mbrojtës i hapësirave dhe nyjeve, sistemimi i hyrje-daljeve, në të gjitha akset kombëtare për të parandaluar përsëritjen e ndërhyrjeve të paligjshme.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE