Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 54 persona për krime mjedisore gjatë ditëve të fundit. Po ashtu policia njofton se janë sekuestruar edhe 43 m³ lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.

Nga personat që janë vënë nën hetim 43 prej tyre kishin kryer shkelje në ndërtime pa leje ndërsa 11 të tjerë kanë prerë lëndë drusore në pyje në mënyrë të paligjshme.

Ky aksion për godtijen e krimit mjedisor vjen paralel me operacionin që po zhvillohet në gjithë vijën bregdetare, për lirimin e plazheve të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme dhe evazionit fiskal .

Në fund Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital apo në adresat zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!

Artikulli paraprakBANORËT DJEGIN MBETURINAT NË QYTET, RREZIKOHEN BANESAT
Artikulli tjetërTENTOI TË NDEZË POMPËN E UJIT, E ZË KORRENTI, NDËRRON JETË GRUAJA