Se fundmi kryeministri Rama paralajmëroi ndalimin tregtimit të alkoolit në lokale për të rinjtë nën 18 vjec, si edhe të rinjtë nën moshë nuk do të lejohen të hyjnë në locale gjatë orëve të mësimit të pashoqëruar nga mësuesit dhe prindërit.

Ky vendim është mirëpritur nga prindërit të cilët thonë se kjo gjë duhej bërë që me kohë.

Ndërkohë një qytetar thotë se qeveria duhet të marrë masa për ndalimin e drogës nëpër shkolla pasi kjo është mjaft shqetësuese.

Kryeministri Rama paralajmëroi se do të mbyllen të gjitha lokalet që evidentohen se tregtojnë alkool për të rinjtë nën moshën 18 vjeç.