Dy tërmete me magnitudë 5,9 dhe 6, goditën mengjesin e sotëm brigjet i ishullit Sumba, në jug të arqipelagut indonezian, njoftoi instituti gjeologjik amerikan.

Tronditja e parë u regjistrua në orën 23:59 GMT në një thellësi prej 10 km dhe rreth 40 km nga Sumba, ku jetojnë 750 000 banorë.

Një tronditje e dytë me magnitudë 6 ra vetëm 15 minuta më pas në të njëjtën zonë në një thellësi prej 30 km.Sumba ndodhet 1 600 km në jug të ishullit Sulavesti, ku një tërmet dhe cunami ka shkaktuar deri tani të paktën 1 234 personave.

Të mbijetuarit janë të dëshpëruar nga mungesa e ushqimit, karburantit dhe ujit.Disa nga të mbijetuarit mund të jenë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave. Presidenti i Indonezisë, ka autorizuar vendin që të pranojë ndihmën ndërkombëtare.

Ndërkohë, rreth 1200 të burgosur janë arratisur nga 3 burgje të ndryshme në rajonin Sulauesi. Këtë e bën të ditur ministria e drejtësisë. Sipas autoriteteve ata janë arratisur për shkak të frikës nga tërmeti dhe cunami.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE