Azbi Arapi do të zëvendësojë Arben Isarajn në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Ardhja e Arapit në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor është bërë e ditur nga vetë institucioni nëpërmjet një njoftimi zyrtar. Në njoftim, bëhet e ditur skeptri profesional e ai personal i Arapit.

“Jeta e tij aktive politike dhe institucionale zë fill që në vitin 2000, duke dhënë kontributin e tij menaxherial në shtabet elektorale. Në vitin 2011 kandidon për Kryetar Komune në Paskuqan.

Në vitin 2013 dhe në vitin 2017, Kandidat në listën e Zgjedhjeve të Përgjithshme për PS dhe Anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në vazhdim, përvec jetës aktive politike ku aderon, z.Arapi ka mbajtur që nga viti 2013 deri në shtator të vitit 2018 postin e Drejtorit të Drejtorisë Minerare (AKBN)”, thuhet midis të tjerash në njoftim.

Arben Isaraj dha dorëheqjen nga detyra pas arrestimit të vëllait, ndërsa Arapi, i cili është paraqitur deri më tani mjaft aktiv në radhët e Partisë Socialiste,

do të trajtojë problematikat e ngjeshura në këtë institucion me qëllimin për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Artikulli paraprakBIE NGA PEMA NË HIMARË, 34-VJEÇARI
Artikulli tjetërZV/PRESIDENTI GREK I PARLAMENTIT EUROPIAN: MOS E BËNI HERO, KACIFAS ISHTE EKSTREMIST