Dy astronautët e NASA-s, Doug Hurley dhe Bob Behnken kthen në Tokë pas 63 ditësh në hapësirë. Ata udhëtuan për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me mjetin e ri fluturues Crew Dragon të kompanisë SpaceX, ndërsa ditën e sotme kapsula e tyre me parashutë preku detin në Gjirin e Meksikës.

Udhëtimi i tyre nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinorë pas 19 orësh udhëtim kur u nisën të shtunë dhe përfunduan në Gjirin e Meksikës pranë Floridës të dielën. Motoskafët ishin të pranishëm për marrjen e ekuipazhit të sigurt nga kapsula që u ul në mes të detit. Të dy astronautët thanë se ndiheshin mirë pasi kanë dalë nga kapsula e Crew Dragon e Space X.

Me uljen e së dielës në Atlantik, anija do të provojë se është në gjendje të transportojë me sukses astronautët për në hapësirë dhe t’i kthejë ata në Tokë. Këtë udhëtim kompania SpaceX e ka realizuar dhjetëra herë me ngarkesë por kurrë më parë me njerëz në bord.

Më 31 maj, SpaceX e sipërmarrësit miliarder Elon Musk, u bë e para kompani private që dërgon njerëzit në orbitë.

Artikulli paraprakKTHJELLIME DHE VRANËSIRA TË LEHTA, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërZBULONI PROFESIONET QË PAGUHEN MË SHUMË NË VEND, SPECIALISTËT E IT-SË NGJITEN NË VEND TË TRETË