Vetëm një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi KQZ-së heqjen e mandatit për kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku sepse gënjeu në formularin e dekriminalizimit, ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj tij.

Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili ishte arrestuar në Greqi me 13 janar 2003.

Por, pasi Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë së Vorës, PD e denoncoi atë se ka qenë i arrestuar në Greqi me emër tjetër, Jorgo Tota.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 29.10.2019
Artikulli tjetërTONIGHT – 29.10.2019