Qyteti i Korçës ka pasur aeroport funksional prej vitit 1924 deri në viti 1944. Por që prej asaj kohe, Korçës i ka munguar aeroporti i krijuar në fshatin Lumalas.

Por duket se së shpejti do të rinisin punimet për rindërtimin e tij. Pas mbylljes së aeroportit, prioritet iu dha rrugëve automobilistike dhe hekurudhave.

Kjo është dhe arsyeja përse ky aeroport ndërpreu funksionimin e tij. Megjithatë ka patur përpjekje për rindërtimin edhe në vitin 1994-1997, por nuk është bërë i mundur funksionimi i plotë.

Në një intervistë, prefekti i qarkut të Korçës Dhori Spirollari ka treguar historikun e krijimit të aeroportit si dhe detaje rreth investimit.

Studimi i fizibilitetit ka filluar prej vitit 2008, dhe në vitin 2015 është hartuar projekti i plotë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një mbështetje për këtë projekt ashtu si dhe instancat vendore të qarkut juglindor.

Projekti për ndërtimin e aeroportit të Lumalasit kap një vlerë investimi 25 milionë euro, dhe pritet t’i “rikthejë’ Korçës aeroportin pas 94 vitesh.

Me financimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe pas kërkesës së këshillit bashkiak të Korçës, tashmë ka përfunduar studimi i fizibilitetit për këtë projekt strategjik për gjithë rajonin e Korçës.

Artikulli paraprakAMBASADA E SHBA-SË SULMOHET NGA NJË GRUP ANARKIST GREK, ARRESTOHEN TETË PERSONA
Artikulli tjetër‘PRISHTINA E GATSHME PËR DIALOG’, EKIPI NEGOCIATOR I KOSOVËS NESËR NË BRUKSEL