Pas librave, shqiptarët janë duke hequr dorë dhe nga shfaqet kulturore. Për vitin 2018, INSTAT raporton se numri i spektatorëve ka një rënie e cila është më e theksuar në tre mujorin e fundit.

Duke e krahasuar me vitin 2017, shifrat flasin për 32 për qind më pak, ose 32 mijë spektator prej tetorit, dhe 2 për qind krahasuar me 12 muajt edhe pse numri i shfaqjeve të dhëna ishte më i lartë.

Sa u përket numrit të shfaqjeve INSTAT raporton se Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë ndërsa Galeria Kombëtare e Arteve ka patur numrin më të vogël të ekspozitave, me vetëm një të tillë.

Po ashtu shihet se Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë renditet e dyta për numrin më të lartë të shfaqjeve.

Sa u përket vizitorëve Teatri Kombëtar Popullor ka shënuar një rënie me 18 për qind gjatë gjithë vitit dhe 44 për qind në tre mujorin e fundit. po kështu dhe galeria e arteve ka një rënie me 48 për qind. rritje ka shënuar teatri kombëtar eksperimental me 51 për qind hee pas tij renditet arkivi i filmit. Në total shfaqjet dhe ekspozitat i kanë ndjekur rreth 213 mijë persona

PUBLICITET