Policia e Tiranës i ka vënë prangat një 35-vjeçari të quajtur Armeli Kapinova, që nuk reshtte së ngacmuari dy ish të dashurat e tij.

Kapinova kishte qënë në lidhje me dy figura të ekranit, njera gazetare dhe tjetra aktore, por nuk ka hequr dorë prej tyre edhe pa ndarjes duke u dërguar pa pushim mesazhe.Gazetarja madje kishte urdhër mbrojtjeje prej tij.

Por, Kapinova ka qënë i dënuar më parë edhe për kërcënimin që i ka bërë një femre me pozitë e pikërisht, ministres së Arsimit Lindita Nikolla.