Në mbledhjen e ditës së sotme Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar emrat e rinj të Prokurorëve.

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës ka propozuar emrin e Prokurorit, Julian Çafka për ta caktuar si të në pozicionin e drejtuesit të përkohshëm për tre muaj, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër.

Propozimi i Komisionit të Karrierës u miratua me 11 vota pro. Julian Çafka do të zejë vendin e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër, Arben Pasho i cili u shkakrua nga KPK.

Në këtë mbledhje gjithashtu është miratuar me 11 vota pro, projekt-akti për shtyrjen e afatit të caktimit të parkohshëm të Prokurorit, Altin Dumani në funksionin e Drejtuesit ne Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. Përkatësisht nga data 22.05.2019 deri në 22.08.2019.

KLP miratoi gjithashtu me 11 vota pro, për caktimin e Prokurores Irena Çunoti, në funksionin e Prokurores pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë. Gjithashtu në funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit në Korçëështë caktuar me 11 vota pro, Prokurorja Rozeta Qirjaqi.

Ndërsa në Porkurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë është miratuar me 6 vota pro dhe 5 vota kundër, projekt-vendimi për caktimin në detyrë të prokurores Denisa Hasko.

Kujtojmë se deri me datë 15 Maj 2019, Prokurorja Hasko ka qenë e komanduar pranë, Ministrisë së Drejtësisë dhe do të rikthehet në sistemin e Prokurorisë.