Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka mbërritur në zyrën e kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Takimi i Lu me Bashën vjen pas akuzave për lobimin e Partisë Demokratike në SHBA, përmes një kompanie e cila rezulton e lidhur me rusët. Skandali u zbulua pas investigimit të revistës amerikane, “Mother Jones”.