AFATI I QEVERISË DERI NË FUND TË JANARIT, PARASHIKON DËNIME TË RËNDA PËR ABUZUESIT.

Nëse pas te hënës dhe në vazhdimësi ndërtoni pa marrë leje, rrezikoni të hyni në burg. Afati për deklarimin e ndërtimeve pa leje përfundon më 2 shkurt janar, ndërsa zyrat e Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizmit do të qëndrojnë të hapura edhe pse fundjavë për të pritur edhe deklaruesit e fundit. Numri i dosjeve deri në deklarimet e fundit pritet të shkojë deri në 350.000 dhe autoritetet qeveritare thonë se nuk ka një afat të dytë për ata që ende nuk e kanë bërë këtë hap. Në raste se këto autoritete do të vertetojnë se po bëhet një ndërtim në 1 shkurt dhe pas kësaj date me ndryshimet në kodin penal nuk do të ketë më gjobë, por vuajtje dënimi deri në 5 vite burg. Kur ky vendim u publikua për herë të parë në zyrat e ALUZINI-t nisën rradhët e gjatë dhe për këtë arsye afati u la nga dhjetori deri në 31 janar, e ndërsa ky do të ishte kufiri i fundit për vetëdeklarim. Në veri te vendit ka intensitet të lartë të ndërtimeve, ndërsa jo të gjithë objektet janë të legalizuara. Kjo e detyroi qeverinë që të nxirrte një vendim të tillë që pritet ti hapë rrugë vetëm ndërtimeve të ligjshme dhe të mos lejoj vrull ndërtimesh të pa leje.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/wcBvWB8Xj4Q” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMOTI I KEQ ME RESHJE SHIU EDHE JAVËN E ARDHSHME
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET KOSOVARI PËR DHUNË NË FAMILJE