Këtë të diel festa e Pashkëve ka krijuar një atmosferë festive në qytet . Urimet, mesazhet domethënëse dhe atmosfera e festës së Pashkëve kanë gjallëruar sot qytetin .

Kjo festë ka bashkuar besimarë shkodranë në takime dhe urime të shumta. Të pyetur nga Star Plus, shumë qytetarë duke shprehur urimet për festën tregojnë se këtë ditë kanë zgjedhur ta kalojnë me familjet e tyre .

Festa e Pashkëve është ndër festat me të rëndësishmet për besimtarët krishterë kudo në botë ku me ringjalljen e Jezu Krishtit simbolizohet ringjallja e shpresës tek të gjithë njerëzit.

Artikulli paraprakLIVING – 20.04.2019
Artikulli tjetërSHKODËR, MESHA E VIGJILJES SË PASHKËS