Shkolla 9-vjeçare “Pashko Vasa” në Shkodër është një prej atyre institucioneve që nuk është paisur ende me kamera sigurie. Edhe pse është një vendim që duhej zbatuar që nga viti i kaluar drejtori i shkollës Dritan Gega thotë se ende tek “Pashko Vasa” nuk ka kamera sigurie.

Problemet për mungesë sigurie në shkolla janë kudo thotë drejtori Gega dhe në një moment mbase nuk bën përjashtim as shkolla që ai drejton ndaj kamerat e sigurisë nevojiten si një mundësi për të parandaluar raste të padëshiruara.

Shkolla 9-vjeçare ‘Pashko Vasa’ ka edhe fëmijë që kanë probleme me gjakmarrjen ndaj kamerat e sigurisë janë një arsye më shumë edhe për këtë fakt edhe pse deri më tani është gjetur një zgjidhje mes familjeve që këta fëmijë të arsimohen.

Drejtori i shkollës “Pashko Vasa” Dritan Gega edhe më përpara ka ngritur problematika që shqetësojnë nxënësit dhe stafin mësimor të asaj shkolle që deri më tani nuk janë zgjidhur.