Të pasigurt ndjehen këmbësorët në rrugët e Tiranës. Referuar njoftimeve zyrtare të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë, Tiranë.

Mësohet se vetëm në 24 orët e fundit, janë regjistruar katër aksidente me pasojë plagosje këmbësorësh, në tre prej të cilëve, të lënduarat kanë qenë gra.

• Më datë 24. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J. R., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “George Bush”, duke drejtuar motorin tip “Aprilia”,

ka aksidentuar këmbësoren G. R., vjeçe 18, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

• Më datë 24. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin E. H., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sulejman Delvina”, duke drejtuar motorin tip “Dayang”,

ka aksidentuar këmbësorin F. H., vjeç 50, banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

• Më datë 24. 07. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen L. L., vjeçe 23, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Don Bosko”, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”,

ka aksidentuar këmbësoren L. T., vjeçe 40, banuese në Tiranë, e cila pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

• Më datë 24.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin T. N., vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”,

ka aksidentuar këmbësoren F. T., vjeçe 49, banuese në Tiranë, e cila pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE