Një talent i zbuluar nga babai është kthyer sot në stilin e jetesës së Etiolës e cila ndoqi në Itali akademinë e arteve por asgjë nuk e ndaloi të jetonte me sytë nga Shqipëria.

Sot ajo jeton në Fier bashkë me vajzën e saj të cilës dalëngadalë po i transmeton pasionin e saj për pikturën.

Etiola përfshin edhe vajzën e vogël ku së bashku pikturojnë me penelët e tyre mbi pjata të cilat serviren për t’u shitur. Të voglën e saj e quan frymëzimin kryesor dhe nga ana tjetër edhe kritiken më të madhe.

Në fund të ditës Etiola ka një arsye më shumë për ta quajtur pikturën jetën e saj, të alternuar mes dashurisë për vajzën dhe pasionit i cili dita ditës bëhet i përbashkët.