Në kuadër të javës kombëtare të pastrimit, institucionet janë bërë bashkë, për të pastruar bregun e liqenit të Shkodrës.

Drejtues te inspektoriatit të mjedisit, punonjës të KESH, Bashkisë Shkodër nxënës të shkollave të Shkodrës i janë bashkuar aksionit kombëtare per nje mjedis të pastër.

Drejtori i Inspektoriatit të Mjedisit, Edmond Tërthorja u shpreh se këto nisma janë të vlefshme në prag të nisjes së sezonit turistik.

Përgjegjësi i shërbimeve publike në Bashkinë Shkodër Fatbardh Kuci, u shpreh se ne prag të sezonit përvec këtij pastrimi Bashkia Shkodër ka parashikuar edhe nderhyrje të tjera.

Bregu i liqenit të Shkodrës është mbushur nga mbeturinat edhe për shkak të rritjes se nivelit të liqenit për shkak të përmbytjeve, megjithate Shiroka ngelet në pritje të projektit lungo lago projekt i cili synon tjetërsimin e plotë të kësaj pike turistike.

Artikulli paraprakTREGU I HARRUAR I BAGËTIVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërPEZULLOHEN 4 ZYRTARË TË DREJTORISË SË TAKSAVE VENDORE